Ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, nxori urdhrin nr.1258, datë 9.8.1988 për ekzekutimin e vendimit me varje në litar të poetit Havzi Nela, që duhet të kryhej të mërkurën e më 10 gushtit, ora 3.30.
Për zbatimin e urdhrit u ngarkua Dega e Punëve të Brendshme Kukës.
Havzi Nela u ekzekutua në litar mëngjesin e datës 10.8.1988 në sheshin e agjencisë së udhëtarëve në Kukës.
NĂ« procesverbalin e ekzekutimit thuhet:
âI mbajtur sot mĂ« datĂ«n 10 gusht mbi ekzekutimin e vendimit tĂ« dĂ«nimit me vdekje, varje nĂ« litar tĂ« tĂ« dĂ«nuarit Havzi Nela. Pasi ju komunikua vendimi nga prokurori i rrethit se do tĂ« ekzekutohet vendimi, ju kĂ«rkua tĂ« thoshte fjalĂ«n e fundit.
I dënuari në fjalët e tij të fundit tha:
âI keq kam qenĂ« dhe ashtu po shkoj. TĂ« kĂ«qijat e mia i mora me vete. KĂ«rkoj qĂ« tĂ« afĂ«rmit e mi tĂ« trajtohen mirĂ«, mos tĂ« merren nĂ«pĂ«r kĂ«mbĂ«. Kam 910 lekĂ« dhe kĂ«rkoj qĂ« kĂ«to tâi jepen tĂ« afĂ«rmve tĂ« mi (nĂ«nĂ«s)â.
Pastaj u bĂ« ekzekutimi. Disa minuta pas ekzekutimit u kontrollua nga mjeku i cili deklaroi se i dĂ«nuari ka vdekur. Ekzekutimi u bĂ« nĂ« orĂ«n 3.30 tĂ« datĂ«s sĂ« mĂ«sipĂ«rme te sheshi i agjencisĂ« sĂ« udhĂ«tarĂ«ve nĂ« KukĂ«sâ.
Nënshkrimi u bë nga prokurori Nikollaq Helmi, shefi i policisë Maksim Feka dhe mjeku.
Për ta varrosur, xhelatët zgjodhën një metodë origjinale, por tërësisht mizore.
Duke përfituar nga fakti që uji liqeni i Kukësit gjatë muajit gusht ishte më i pakët dhe tërhiqej në brendësi, xhelatët zgjodhën pikërisht hapësirën që në dimër do të ishte e përmbytur.
Ata gjetën zbrazësinë e një shtylle dhe e futën aty Havziun e vdekur, duke përllogaritur që koka të rrinte në sipërfaqe.
Duke bërë një varrim jo shumë të thellë, ata kishin llogaritur që gjatë dimrit ujërat e Drinit jo vetëm do ta zbulonin, por do ta lëkundnin e më pas do ta shkulnin kafkën e Havziut nga vendi i varrimit për ta çuar në drejtim të rrjedhës së Drinit te hidrocentralet e mund më tutje në det.
Skema e këtij rasti, e ideuar nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës e drejtuar nga Federik Ymeri, ishte vërtet horror.
Kur u gjetën e eshtrat e Havzi Nelës në vitin 1993, si pasojë e kallëzimit të një polici pjesëmarrës në të, u konstatua se skeletit i mungonte kafka.
đđ đ đđđŹđđ«đąđšđ đđđ«đŻđąđŹđĄđą
#đđđŹđđ«đŻđđ«đđźđ„đ
