Ishin kohë të vështira, ajo kënetë e mallkuar në Maliq të Korçës, nuk mund të thehej me kazma e lopata, pavarësisht punës së madhe të mbi 3000 të dënuarve politik dhe 8000 vullnetarëve.
Regjimi donte gjak dhe për të bërë shembull, gjeti një shpikje të re të saj, që do e aplikonte edhe në vitet në vijim; në çdo ndërmarrje ku mund të mos ecte puna gjendej një grup sabotator dhe armiqësor.
I tillĂ« Ă«shtĂ« edhe gjyqi famĂ«keq i njohur ndryshe si âGrupi Sabotator Tekniko-Inxhinier i KĂ«netĂ«s sĂ« Maliqitâ.
Tragjedia e parashkruar do niste të vihej në zbatim në tetor të vitit 1946. Me urdhër të prokurorit ushtarak, Kapitenit të Parë Nevzat Haznedari, (një nga hetuesit dhe prokurorët më të tmerrshëm të regjimit), u arrestuan dhe u dërguan para gjyqit Kujtim Beqiri, Abdyl Sharra, Jani Vasili, Vasil dhe Zorika Mano, Pandeli Zografi, Mihal Stratobërdha, Vasil Risto, si dhe dy shtetasit italian, Eugenio Scaturo e Mario Guarnieri.
Akuzat mbi ta ishin se nĂ« bashkĂ«punim me njĂ«ri-tjetrin kishin sabotuar punimet nĂ« KĂ«netĂ«n e Maliqit tĂ« ndikuar nga âmisioni amerikanâ nĂ« ShqipĂ«ri dhe veçanĂ«risht nga Harry Fultz .
ĂshtĂ« rasti i veçantĂ« ku burrĂ« e grua, Vasil dhe Zorika Mano, arrestohen dhe mĂ« pas i pret fati mĂ« tragjik i mundshĂ«m, pushkatimi.
Makabriteti komunist me ndikimin specifik në këtë rast të Enver Hoxhës dhe të besuari të tij të tmerrshëm hetuesit Nevzat Haznedari, nuk njohu asnjë kufi, ku para togës së pushkatimit përfundoi Zorika Mano e cila ishte shtazënë.
KĂ«tĂ« fakt dyshohet se e mĂ«suan qĂ« gjatĂ« procesit gjyqĂ«sor, por nuk hezituan aspak qĂ« gruan inxhniere e cila ishte shtazĂ«nĂ« dhe bashkĂ«shortin e saj po inxhinier, tâi pushkatonin.
Madje për këtë krim të tmerrshëm ka edhe pamje filmike ku një batare armësh e ushtarakëve të togës së pushkatimit rrëzon përdhe bashkëshortët dhe inxhinierin italian.
Gjyqi u zhvillua më 18 nëntor të vitit 1946 po atij viti, u nxorën para një gjykate ushtarake speciale të improvizuar.
Gjyqi filloi mĂ« 8 nĂ«ntor 1946 dhe pĂ«rfundoi dhjetĂ« ditĂ« mĂ« pas. NĂ« kĂ«tĂ« dramĂ« tĂ« parapĂ«rgatitur nga sistemi u pĂ«rfshinĂ« edhe qytetarĂ«t, tĂ« cilĂ«t nĂ«pĂ«rmjet artopalantĂ«ve dĂ«gjonin zhvillimet e gjyqit, qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rast u bĂ«nĂ« nĂ« kinema âNacionalâ, nĂ« qendĂ«r tĂ« TiranĂ«s, ku merrnin pjesĂ« dhe ndoqĂ«n procesin edhe gazetarĂ« tĂ« huaj e misionet ushtarake, jugosllave, sovjetike, franceze, britanike e amerikane, qĂ« ishin atashuar nĂ« ShqipĂ«ri.
Akuza kryesore ndaj inxhinierĂ«ve ishte âsabotimi i punimeve pĂ«r tharjen e KĂ«netĂ«s sĂ« Maliqit dhe se kishin pasur lidhje me agjenturĂ«n anglo-amerikane, tĂ« kryesuar nga Harry Fultzâ.
Më 18 nëntor u dha vendimi përfundimtar dhe dënuar: Inxhinierët Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri, me vdekje, duke u ekzekutuar me varje në litar. Ing. Vasil Mano, bashkëshortja Zorika Mano dhe italiani Eugenio Staturo, me vdekje, me pushkatim. Gjeometrat Pandeli Zografi dhe italiani Mario Guarnieri, me burgim të përjetshëm, Mihal Stratobërdha me 10 vjet burg, Anastas Risto me 2 vjet burg dhe Jani Vasili me 1 vit burg.
Në këtë mënyrë u mbyll jeta e inxhnierëve dhe topogarfëve që punuan në tharjen e Kënetës së Maliqit.
Tragjedia më e madhe ishte vrasja e gruas shtazënë dhe bashkëshortit të saj inxhnier që kishin studiuar jashtë vendit dhe dhanë frymën e fundit bashkë me krijesën e tyre ende të palindur.
#đđđŹđđ«đŻđđ«đđźđ„đ
