Një polic i burgut të Elbasanit, një i paraburgosur dhe partnerja e këtij të fundit, u arrestuan nga policia, pasi u zbuluan se bashkëpunonin për të futur lëndë narkotike në burg.
Ndriçim Kroi, gjatë orëve që nuk ishte në punë, punonte si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë.
Arrestohet në Meksikë KAMPIONI olimpik kanadez, sot BOSS droge i nivelit të “El Chapo” dhe “Escobar”! (Lidhja me KARTELIN “Sinaloa”)
Në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua sillte në burgun e Elbasanit.
Shumat për lëndën narkotike varionin 100-200 mijë lekë të vjetra.
Ndërkaq, Esmeralda Komici, partnerja e të paraburgosurit Gerald Stamolla ka treguar se i dashuri i saj ka shitur lëndë narkotike brenda burgut me çmime të ndryshme.
EMRI/ 20 mijë lekë për të futur DROGË në burgun e
Polici Ndriçim Kroj
Për të tre, Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi “Arrest në burg”.
Organi i akuzës thotë se nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë së burgjeve, për të kamufluar aktivitetin e tij të kundraligjshëm, gjatë orëve që nuk ishte në punë shiste telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë.
Pikërisht në vendin ku shiste, ai merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve dhe ua dërgonte ato në burg.
Gjatë hetimeve për këtë veprimtari, prokuroria zbuloi se efektivi i policisë furnizonte të paraburgosurit edhe me lëndë narkotike kundrejt pagesës.
Prokuroria thotë se Kroi këtë veprimtari e kryente gjatë shërbimit në turnin e tretë dhe ditëve të shtunë e të diel, kur në institucion nuk kishte personel të administratës.
Nga hetimet rezultoi se në kryerjen e këtij aktiviteti ai bashkëpunonte me shtetasen Esmeralda Komici, e cila e paguante për të futur lëndë narkotike në burg, kundrejt shumave që varionin nga 100–200 mijë lekë të vjetra.
Drogën që merrte nga Komici, efektivi i policisë ia jepte të dashurit të saj, Gerald Stamolla, i cili e shiste më pas në burg.
Mbi këta tre persona rëndojnë akuzat: Prodhim dhe shitja e narkotikëve dhe Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg.
