Uncategorized

Numërimi i votave për kandidatët: Tabaku futet në Kuvend, i ikën një mandat Mundësisē, kush janë kandidatët e PS që kanë më shumë vota

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani janë numëruar 75 nga 1282 kuti votimi.PS-ja ka marrë 19 mandate, çka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur. Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, Orlando Rakipin, Anila Denajn e Julinda Dhame.

Ajo që bie në sy është fakti që jashtë listës fituese deri tani janë emra si Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka dhe Etilda Gjonaj.

Partia Demokratike ia rimori një mandat Mundësisë. Më i votuar deri mbetet Ilir Alimehmeti, ndërkohë që rifutet në Parlament Jorida Tabaku. Jashtë deri më tani ngelet Ilir Meta, Shpëtim Idrizi, Myslym Murrizi dhe Asllan Dogjani.Sa i përket partive të vogla, Mundësia do të fusë në Kuvend të parin e listës së mbyllur, Agron Shehajn, ndërsa del jashtë listës Erald Kapri, ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet do të çojë në Kuvend Adriatik Lapajn, i cili ka marrë më shumë vota se Endri Shabani.Jashtë Kuvendit mbetet edhe Arlind Qori, pasi i pari i Lëvizjes Bashkë është Redi Muçi, ndërsa PSD-ja do të çojë në Kuvend të parën e listës së mbyllur Albana Pëllumbi.PS 7 mandate nga lista e hapurBlendi Gonxhja 5080Fatmir Xhafaj 1880Erion Braçe 912Ervin Hoxha 615Ornaldo Rakipi 569Anila Denaj 346Julinda Dhame 276PD 2 mandate nga lista e hapurIlir Alimehmeti 1115Jorida Tabaku 996Mundësia 1 mandat nga lista e mbyllurAgron ShehajPSD 1 mandat nga lista e mbyllurAlbana PëllumbiNisma Shqipëria Bëhet 1 mandat nga lista e hapurAdriatik Lapaj 253Lëvizja Bashkë 1 mandat nga lista e mbyllur Redi Muçi

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *