PS fiton zgjedhjet, merr 82 mandate! PD vetëm 52, ndërsa PSD merr 3 deputetë. Lapaj, Qori e Shehaj hyjnë në Parlament
Gati 95% e votave në 5225 qendra votimi në rang vend janë tashmë të numëruara, duke thelluar gjithnjë e më shumë ndarjen e mandateve për PS nga forcat e tjera politike.
Partia Socialiste ka të konsoliduara aktualisht 82 mandate në rang vendi, e ndjekur nga PD dhe aletatët e saj si forcë e dytë politike por me një numër prej 52 mandatesh.
Për sa i përket partive të tjera, PSD e Tom Doshit ka arritur të sigurojë 3 mandate me më shumë se 46 mijë vota.REZULTATE LIVE Por surpriza është Shqipëria Bëhet e Adritik Lapaj me gati 2 mijë vota më shumë se PSD, duke e rendtur atë aktualisht si forcë e tretë.Ndërkohë Partia Mundësia e Agron Shehaj ka arritur të sigurojë vetëm mandatin e këtij të fundit por po lufton për të marrë të dytin me më shumë se 39 mijë vota të siguruara deri më tani.Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit gjithashtu ka siguruar një mandat me më shumë se 19 mijë vota deri më tani.Ndërkohë Lulzim Basha me Kolalicionin Euroatlantik nuk ka mundur të sigurojë asnjë mandat duke mbledhur vetëm pas më shumë se 18 mijë vota.Për sa i përket shpërndarjeve të mandateve në ranga qarku PS ka mundur të sigurojë një numër të konsiderueshëm në Tiranë, Fier, Elbasan Durrës etj, ndërsa vetëm në Kukë , Lezhë, Shkodër PD ka mundur të sigurojë një mandat më shumë se socialistët deri më tani.