
Mes librave të historisë së Shqipërisë kërkimi i organizimit shtetëror të shqiptarëve në mijëvjeçarë, ka lidhje me integrimet e përbotshme të tij. Ky arsyetim hedh poshtë disa teza të qarqeve të hauja antishqiptare se: “Populli shqiptar nuk ka aftësi shtetformuese”. Në ndihmë të argumentit të së vërtetës historiske na vijnë disa nga titujt e librave të historisë.
Po citoj disa nga autorët dhe librat: “Akte të Parlamentit Shqiptar”, botuar nga Akademia e Studimeve Albanologjike, “Bisedime Parlamentare – vitet 1921-1939” “Histori e Shqipërisë” me autorë Kosta Çekrezin, “Histori e Shqipërisë” me autor Tajar Zavalanin, “Antologji historike” me autor Mustafa Kruja, “Histori e Shqipërisë” me autor Mehdi Frashërin, “Shqiptarët” me autor Edvin Zhak, “Dritëhijet e një Diplomati” me autor Agron Alibalin, “Arbërit e Jonit” me autor Pëllumb Xhufin, librin me titull “Problemet Shqiptare” me autor Mehdi Frashërin, librin “ALBANIA – Vendi që zë Skënderbeu në Historinë e Shqipërisë” me autor Prof. Abaz Ermenji, “Ndërhyrja e kapitalit të huaj dhe pasojat e saj skllavëruese për Shqipërinë” me autor Iljaz Fishta, librin “Histori e Ballkanit” me autor Georges Castelan, “Ali Pashë Tepelena dhe Bushatllinjtë” me autor G.L. Arsh, si dhe vëllimin e parë dhe të dytë të Historisë së Shqipërisë me shumë autorë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ndërkohë që sipas “Historisë së Institucioneve” me autor Dr. Zejnulla Ballanca dhe Aurela Anastasi dhe “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës në Shqipëri” me autor Luan Omari, po ashtu me librin “Parime dhe Institucione të së Drejtës në Shqipëri” të Luan Omarit, tjetër libër të këtij autori “Ndarja e Pushteteve dhe Pavarësia e Institucioneve Kushtetuese” dhe librin “Akte Juridike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri”, me autor Prof.dr Aleks Luarasi tregojnë se ky popull ka ecur hap më hap me të gjitha zhvillimet politiko-shoqërore të botës dhe Europës e padyshim dhe Mesdheut. Kërkimi në fushën e kontrollit financiar ndër njerëz që vinin nga fusha e ekonomisë dhe e jurispudencës, nuk do të mjaftonte, por njëkohësisht do të ishim në një realitet tjetër, nëse nuk do ta pasuronim shumë “Historinë e Instiucioneve të Shtetit Shqiptar”, Duke e nisur me një përshkrim të shkurtër të historisë së institucioneve qysh nga krijimi i shtetit të parë në Egjipt, Persi, Spart, Athinë, Romë, të Aleksandrit të Maqedonisë, Koha e Perandorisë së Bizantit, Perandoria Osmane, Mbretërit e Anglisë, Periudhën e feudalizmit, historinë e Francës dhe epokën e Napolonit e deri tek historia e Gjermanisë dhe Amerikës, si modele deri në ditët e sotme. Lidhja e këtyre periudhave me Historinë e Shtetit së të Drejtës në Shqipëri dhe konteksi i organizimit shoqëror ndër shekuj i shqiptarëve është e ndërlidhur me historinë e KLSH-së. Kështu, po të citojmë një paragraf nga libri “Parime dhe institucione të së drejtës publike” me autor Luan Omarin, citojmë si më poshtë në faqen 109: “Përsa i përket pushtetit gjyqësor, atë Aristoteli e koncepton para së gjithash si një pushtet që ka si detyra themelore verifikimin e hyrje daljeve në financat e shtetit, gjykimin e çështjeve për dëme të shkaktuara shtetit dhe për shkelje të rënda të Kushtetutës, për çështje civile, për vrasje etj. Nga pikpamjet e parashtruara nga Aristoteli rezulton se pushteti gjyqësor ushtron një farë kontrolli mbi atë ekzekutiv”. Burimet biblografike parësore, dytësore dhe tretësore në librat e cituar janë një bazë e mirë informacioni dhe e pasurojnë shumë historinë e kontrollit financiar. Historia së pari do t’i shtronte pyetjen: pse dhe si erdhi nevoja dhe domosdoshmëria e krijimit të këtij institucioni? Kjo pyetje do të kërkontente zgjidhjen e kohështrirjes së këtij institucioni në kohën e Perandorisë Osmane, se kemi një emërtim të këtij personi si inspektor financash me emrin “myfetish”. Po ashtu, do të ishte me interes të kërkohej si ndiqeshin financat dhe mblidheshin taksat në një pjesë të Shqipërisë, për shembull: të themi në kohën e pushtimit austriak në veri të Shqipërisë deri në Mallakastër dhe në “Republikën e Korçës” gjatë qëndrimit francez në këtë qytet, sepse kemi një citim shumë domethënës nga pala franceze e cila thotë se, “SHQIPARËT JANË TË AFTË PËR TË QEVERISUR VENDIN”. Në kohën e princ Vidit ekziston një inspektor financash. Po ashtu, me interes do të ishte një argument sa kontradiktor, por edhe si fakt ekzistues njeriu që kontrollonte financat në Feudin e Pashallëkut të Janinës në kohën e Ali Pashës. Në veri të vendit kishim Bushatllinjtë që kishin një ekonomi më të qëndrueshme dhe ka plotë fakte dhe burime historike. Për të lehtësuar sadopak idenë se krahas luftës për mbijetesë të popullit shqiptar nga pushtuesit e huaj organizimi i jetës social-ekonomike kishte ulje ngritjet e veta dhe emërtimet e njerëzve që merreshin me të ardhurat dhe tatimet dhe kontrollin e pasurisë kanë ekzistuar në çdo kohë. Kjo na shtyn më tej të kuptojmë historinë e zhvillimit të qyteteve dhe krahinave të ndryshme të Shqipërisë që në kohë të ndryshme kanë pasur herë lulëzimin e tyre dhe herë rënien e tyre. Pra, shkurt është ndier një frymë e mirëqeverisjes dhe nikoqirllëkut të shpenzimeve dhe të ardhurave. Një ndihmesë tjetër historike është profilizimi i çdo ekonomie në treva të ndryshme të Shqipërisë. Për shembull: në kohë të ndryshme Shqipëria ka qenë një vend blektoralo-bujqësor, më pas ky model, ndonëse ka ekzistuar për shumë shekujsh nuk ka pësuar ndryshime të mëdha, por pushtime të ndryshme kanë sjellë edhe ndryshime ligjesh të cilat kanë ndryshuar strukturën shoqërore. Ja, që edhe në këtë aspekt roli i një thesarmbajtësi apo protektori që kujdesej për ekonominë dhe zëvendësimi i ligjeve kundër vjedhjes dhe abuzimit me pasurinë është një fakt domethënës. Për të mos u hapur shumë, se është një fushë e gjerë periodizimi i historisë dhe natyrisht edhe historianët të fushës së ekonomisë dhe të jurispudencës kanë pikpamjet e tyre. Në Statusin Themeltar të Shqipërisë, njohur si “Zgjerimi i Statutit të Lushnjës” të vitit 1922 në nenet 75-79 parashikohej ngritja e një organi të quajtur “Organi Kontrollues i Financave, me dy detyra kryesore: “Preventive” (parashikuese) dhe “Represive” (ndëshkuese). Kjo dispozitë mbeti e pazbatuar. Me miratimin e Kushtetutës së Republikës Shqiptare në vitin 1925, u formua Këshilli Kontrollues, si organ kushtetues, kryetar i të cilit dekretohej nga Presidenti i Republikës. Ky i fundit, me kundërfirma të anëtarëve të Këshillit të Ministrave, dekretoi më 20.5.1925 dekretligjin “Mbi formimin e Këshillit Kontrollues”. Kryetar i parë i Këshillit Kontrollues ishte Fejzi Alizoti. Para se të dekretohej nga kryetari i shtetit, emri i kryetarit zgjidhej nga një komision i posaçëm i formuar nga Kryetari i Parlamentit, kryeministri dhe ministri i Financave. Me ndryshimin e ligjit në vitin 1929, pranë Këshillit Kontrollues u vendos edhe një prokuror. I pari ishte Dhimitër Kacimbra. Këshilli njohu 8 kryetarë dhe 4 prokurorë. Që të jemi të qartë merret si shembull studimi i Kristo Floqit, si deputeti që kish lexuar shumë modele të institucioneve kontrolluese të shumë shteteve të qytetëruara dhe i cili shprehej në vitin 1925: “Këshilli Kontrollues nuk është një vepër e kohëve moderne, por ka qenë që në kohën e grekëve të vjetër”, domethënë prej asaj kohe, qe çmuar rëndësia që kishte ai, prandaj dhe dëshironte që në Shqipëri të formohej një Këshill Kontrollues. Prej të gjithë shteteve të botës vetëm shteti shqiptar kish mbetun pa një Këshill Kontrollues, domethënë pa një kotrollim finance, që kjo është një nga nevojat e rendit të parë për një shtet”. Ka qasje dhe interpretime të ndryshme të historianëve për periudha të ndryshme në historinë e popullit shqiptar. Kështu për shembull, si Kostë Çekrezi dhe Mehdi Frashëri së bashku me Abaz Ermenjin dhe Tajar Zavalani pajtohen në një pikë të përbashkët “Për shkallën e lartë të korrupsionit dhe vjedhjes në kohën e regjimit të Ahmet Zogut”. Ndërsa periudha e viteve pas çlirimit të Shqipërisë pas vitit 1944, duket është më e pasur me informacione, sepse burimet janë shumë të afërta në kohë. Në këtë periudhë janë ndryshuar emërtesa e institucionit para vitit 1946 dhe pas tij, deri më 1990. Kjo periudhë mund të përbëjë një risi studimi në historinë e instittucioneve të shtetit shqiptar. Në librin e Edvin Zhak në faqen 159 vëllimin e dytë po citojmë një paragraf: “Në shkurt të vitit 1946 një teoricien i udhëheqjes komuniste, Sejfulla Malëshova, i bën thirrje Komitetit Qendror që të lejonte bashkëekzistencën e iniciativës private dhe të kontrollit shtetëror”.
Ka fakte të gjyqeve, për shkak të abuzimit dhe vjedhjes së pasurisë publike. Mashtrimi me rezultate fiktive të prodhimit u bë pjesë e raportimeve në instancat më të larta shtetërore. Ekzistonte Gjykata e Arbitrazhit, që të dihet, pse kishte mosvarrëveshje në ekonominë socialiste. Ndryshimet e viteve 1990 janë një periudhë me dinamika të reja, që padyshim tentonin drejt një institucion të ri më pak të politizuar dhe shumë profesional. Faktet i ngjarjeve të vitit 1997 flasin shumë për rënien e të gjitha institucioneve shtetërore të cilat ishin të brishta. Duhet të kryhet rivlerësimi i cënimit të pavarësisë së institucioneve të pavarura, si kusht themelor për një shtet të së drejtës në këtë kohë. Kalimi drejt një institucioni në kontrollin e financave të publikut sa më të pavarur e ka rritur prestigjin e këtij institucioni dhe nga viti në vit, është bërë më i motivuar për misionin që kryen, por është rritur shkalla e perceptimit të besimit të publikut. Presionet dhe goditjet nga ekzekutivi dhe legjislativi, nuk mund të bëhen si dikur. Janë rritur profesionalisht stafet e auditit dhe falë marrëdhënieve ndërkombëtare, aderimit të institucionit të KLSH-së në Organizatën botërore INTOSAI dhe EUROSAI janë hapur horizonte të reja. Është krijuar një traditë mes brezave, që padyshim çon drejt një qëndrueshmërie të institucionit dhe të një pune audituese me efikasitet të lartë. Sot ky institucion është duke ecur në drejtimin e duhur dhe me hapin e kohës në shumë fusha, dhe e ka zgjeruar spektrin e tij të kontrollit si në fushën e “Sigurisë kibernetike AKSH”, “Sigurisë Kombëtare”, të asaj të “Mjedisit” dhe “Çështjeve sociale”, kudo ku preken financat publike dhe ka intesifikuar shkallën e bashkëpunimit me organet e drejtësisë. 100 vjet në jetën e një institucioni nuk janë pak, por ai kur e filloi punën me Kryetar Fejzi Alizotin, me një staf prej 8 vetash, sot në drejtimin e zotit Arben Shehu, ky institucion u përshëndet në këtë festë të 100-vetorit të saj nga krerët më të lartë të organizatës botërore INTOSAI dhe europiane EUROSAI, nga homologë të saj ndëkombëtarë të pranishëm në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, nga Polonia, Izraeli, Greqia, Turqia, Brazili etj, të cilët përshëndetën me video konferencë të cilët me praninë e tyre e nderuan edhe Shqipërinë në përpjekjen e saj për të pasur institucione të pavarura dhe të qëndrueshme. Po ashtu prania e Trupit Diplomatik në Tiranë ishte një nderim për këtë përvjetor njëshekullor. Ambasadori i BE-së në Tiranë, zoti Gonzalo në fjalën e tij e vlerësoi punën e këtij institucioni si kushtin për të trokitur në familjen e BE-së. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë zonja Erisa Spiropali në përshëndetjen e saj theksoi rritjen e rolit të KLSH-së si një institucion prezent dhe bashkëpunues në të mirë të interesave të vendit.

Përgatiti Kastriot KOTONI