Ambasada e SHBA-së uron vetëm popullin për zgjedhjet dhe jo fituesin!


Ambasada e SHBA-së në Tiranë reagon për herë të parë për zgjedhjet e 11 majit. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se uron popullin për zgjedhjet dhe pret të vazhdojë partneritetin e ngushtë me Shqipërinë.
Siç vihet re, përmes këtij mesazhi shumë të shkurtër, ajo uron popullin shqiptar për zgjedhjet dhe jo atë që fitoi. Pra, duket qartë që është një goditje për Kryeministrin Edi Rama. Ndryshe nga shumë liderë të tjerë botërorë si edhe praktika e vetë SHBA-ve që, në mesazhet e urimit për zgjedhjet, kanë uruar fituesit, mesazhi që ka shpërndarë këtë herë Ambasada e SHBA-së në Tiranë i drejtohet vetëm popullit shqiptar dhe kryeministri nuk përmendet askund.