Aktualitet

Kush janë 3 kandidatët e PD që kanë kërkuar rinumërimin e kutive

Kandidatja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka kërkuar rinumërim ose rivlerësim të votave për qarkun e Tiranës. Ajo thotë se në bazë të këqyrjes së deritanishme, i rezulton një parregullsi në masën mbi 1000 vota, në të paktën 6 KZAZ.Ndërkohë sot edhe dy kandidatët e tjerë Ilir Alimehmetit dhe Lisandër Hoxha kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, me vendimin nr. 1326 datë 24.05.2025, ka miratuar tabelat përmbledhëse për rezultatin e votimit në zonën zgjedhore Qarku Tiranë. Bashkëngjitur këtij vendimi, në tabelën përmbledhëse të rezultatit për subjektin tonë zgjedhor, rezulton se unë, Mimoza Hajdarmataj, kam marrë 5233 vota si kandidate e listës së hapur.Gjatë procesit të verifikimit nga ana ime, kam vërejtur disa parregullsi të cilat mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit në mënyrë tejet të ndjeshme, për sa i përket renditjes sime në tabelën e kandidatëve.Në këto kushte, po paraqes këtë ankim pranë KAS, bazuar në dispozitat e mëposhtme të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë:Neni 124, pika 1: Çdo kandidat ka të drejtë të paraqesë kërkesë ankimore për veprimet ose mosveprimet e KZAZ-së.Neni 125: Kërkesa ankimore duhet të përmbajë faktet, provat dhe argumentet ligjore për të justifikuar kërkesën për ndryshim ose shfuqizim të vendimit të ankimuar……Qendrat e Votimit të mësipërme, por edhe shumë të tjera, krijojnë bindjen se numërimi ka pasur problematika në të gjithë qarkun e Tiranës, duke krijuar shkak për rinumërimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit.Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, përfundimisht:KËRKOJ:Rinumerimin dhe/ose rivlerësimin e të gjitha Qendrave të Votimit të Qarkut Tiranë;Ndryshimin e Tabelës Përmbledhëse sipas rinumerimit dhe/ose rivlerësimit të votave,” thuhet në kërkesën e saj

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *