
Edhe këtë vit, në arsimin e Shqipërisë përsëritet i njëjti skandal: Teza e anglishtes është publikuar në rrjete sociale 30 minuta pas nisjes së testit të Gjuhës së Huaj, ku rreth 27 mijë maturantë po i nështrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore.
Portali “Studentët denoncojnë” ka publikuar në Instagram variantin B të saj. Ndërkohë provimi do të vijojë deri në orën 12:30. Ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme, sërish është publikuar teza e cila është shpërndarë më pas gjerësisht në rrjetet sociale.