Aktualitet

Afari fundit i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano

Afati fundit i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë dhe Gledis Nano6 June , 2025Më pak se 1 min. leximspot_imgAdvertisementsKëtë të premte përfundon afati i aplikimeve për postin e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit.Aktualisht janë paraqitur 4 kandidatura për këtë pozicion të rëndësishëm.Sipas Euronews Albania, një prej kandidatëve është ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.Pas kalimit në disa faza testimi, komisioni i ngritur në SPAK pritet t’i dërgojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë emrin e kandidatit të përzgjedhur për emërimin si kreu i ri i BKH-së.Mandati i drejtuesit të Byrosë është pesë vjet.Aktualisht, postin e kreut të BKH-së e mban Aida Hajnaj, e cila do të qëndrojë në këtë detyrë deri më 31 gusht.Komisioni i përzgjedhjes në SPAK përbëhet nga kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët Arben Kraja dhe Behar Dibra

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *