Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar listën për kandidatët që kanë shprehur interes për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH)Në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë. Mes tyre vihet re se kanë shprehur interes dhe dy ish-drejtues të Policisë së Shtetit, përkatësisht Haki Çako dhe Gledis Nano.
Andi Pogaçe, Artur Beu, Astrit Halilaj, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano, Haki Çako, Joni Keta, Maoricio Sheldija, Marinela Pilinçi, Miklovan Kanani, Nevrus Ndregjoni.
Veprimtaria e Byrosë Kombëtare të Hetimit bazohet në një shërbim të specializuar të policisë gjyqësore që realizon parandalimin, zbulimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, nëpërmjet hetimit proaktiv, aplikimit të teknikave speciale të hetimit, aplikimit të sistemeve, databazës, analizës dhe inteligjencës, mjeteve të teknologjisë së informacionit si dhe forcimin e masave që synojnë rritjen e parametrave të sigurisë ne vend.