Bota

“Larg duart, jam senator…”, shërbimi sekret amerikan shtrin në tokë pasuesin e Kamala Harris

Senatori demokrat Alex Padilla ngriti zërin në një konferencë për shtyp të organizuar nga Sekretarja e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem, por Shërbimi Sekret e ndaloi.Video po bën xhiron e botës, ndërsa në të jepen pamjet se si shërbimi sekret e ndal senatorin, madje duke e shtrirë përtokë, njëlloj si në rastet e rëndomta të arrestimeve.

Po çfarë ndodhi?

Alex Padilla, senator amerikan: “Larg duart! Unë jam senatori Alex Padilla. Kam pyetje për Sekretarin. Fakti është…”Këtu, një senator demokrat amerikan merret nga forcat e sigurisë – dhe më vonë madje prangoset.Punonjësit e Shërbimit Sekret: “Qëndro me shpinë.”

Të enjten, Sekretarja Republikane e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, Kristi Noem, foli në një konferencë për shtyp rreth protestave të vazhdueshme në Los Angeles kundër politikës së migracionit të Presidentit të SHBA-së, Trump, dhe sulmoi ashpër demokratët në administratën e qytetit.Kristi Noem, Sekretare e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së: “Ne mbetemi këtu për ta çliruar këtë qytet nga lidershipi socialist dhe i rëndë që ky guvernator dhe ky kryetar bashkie i kanë imponuar këtij vendi.”Në atë moment, Alex Padilla – djali i emigrantëve meksikanë dhe i lindur në Los Angeles – fillon të pyes me zë të lartë në lidhje me një sërë fotografish.Oficerët e shoqërojnë atë jashtë dhomës dhe e prangosin. Noem reagon ndaj incidentit.Kristi Noem, Sekretare e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së: “E dini, unë as nuk e njoh senatorin. Ai nuk ka kërkuar të takohet me mua apo të flasë me mua. Kur të mbaroj këtu, do të flas me të dhe do të zbuloj se cilat ishin shqetësimet e tij në të vërtetë.”Pas incidentit, Departamenti i Sigurisë Kombëtare deklaroi se Shërbimi Sekret mendonte se ishte një sulmues dhe për këtë arsye veproi “në mënyrë të përshtatshme”.Padilla foli edhe më pas.Alex Padilla, senator amerikan: “Nëse kjo administratë i përgjigjet në këtë mënyrë pyetjes së një senatori, nëse Departamenti i Sigurisë Kombëtare i përgjigjet në këtë mënyrë pyetjes së një senatori, mund të imagjinohet vetëm se si i trajtojnë ata punëtorët e fermave, kuzhinierët dhe punëtorët në Los Angeles, në të gjithë Kaliforninë dhe në të gjithë vendin.”Alex Padilla shërben në Senatin e SHBA-së që nga viti 2021. Ai u emërua si zëvedësues i Kamala Harris. Senatorët janë politikanët më të fuqishëm në legjislaturën e SHBA-së dhe gëzojnë një pozicion të veçantë, kështu që incidenti është i pazakontë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *