Aktualitet Institucione Uncategorized

Tym i bardhë në Gardës e Republikës

Simon Zereci është zgjedhur Komandant i Gardës së Republikës së Shqipërisë, duke sjellë në krye tëm këtij institucioni një emër të njohur për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij ndaj detyrës.

I lindur më 25 prill 1964, Zereci ka ndërtuar një karrierë të gjatë dhe të ndritur në fushën e sigurisë, duke u shquar për integritet dhe guxim. Një nga momentet kulmore të karrierës së tij daton në vitin 1998, kur gjatë një sulmi të armatosur ndaj Kryeministrisë, ai qëndroi në vijën e parë të mbrojtjes, duke rrezikuar jetën për ruajtjen e rendit kushtetues. Plagosja në këmbë nuk e ndaloi në përmbushjen e misionit të tij, duke dëshmuar qartë përkushtimin dhe sakrificën që karakterizojnë atë në kryerjen e detyrës.

Me një përvojë të pasur dhe një sërë gradash të fituara me meritë (nga Kapiten në vitin 1991, deri në Drejtues i Parë në vitin 2021) Zereci ka ndjekur dhjetra trajnime elitare brenda dhe jashtë vendit, duke u kualifikuar në fusha të rëndësishme si mbrojtja e personaliteteve, rendi publik etj. Këto aftësi dhe përvoja e bëjnë atë një udhëheqës të aftë për të përballuar sfidat e sigurisë kombëtare me vendosmëri dhe kompetencë të plotë.

Respekti që Zereci gëzon si brenda Gardës, ashtu edhe në institucionet e tjera, vjen jo vetëm nga gradat që mban, por edhe nga sjelljet e ndershme dhe profesionale që ai ka shfaqur gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë. Me këtë emërim, Garda e Republikës merr në krye një drejtues që përfaqëson vlerat e shtetit ligjor dhe disiplinën e uniformës së një ushtaraku të përkushtuar.

Emërimi i tij vjen në një kohë kur nevoja për lidership të fortë dhe të besueshëm në këtë institucion të rëndësishëm është e madhe, zgjedhja e Simon Zerecit për të udhëhequr Gardën e Republikës jep shpresë të sjellë stabilitet dhe profesionalizëm të lartë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *