Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 28 pedagogë, staf akademikë dhe biznesmenë të cilët akuzohen për abuzime me tenderat e Universitetit Bujqësor të TiranësNdaj të pandehurve rëndojnë akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre Dosja po bëhet gati për tu dërguar për gjykim.Prokuroria e Posaçme shprehej se gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të nivelit akademik në UBT, Romina Koto, dhe Ilir Kapaj, me detyrë zëvendësrektorë në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Bejo Bizhga, me detyrë përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike në UBT, që në kohën e ideimit të projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI ka kryer veprime në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, Edmond Tërthorja me detyrë Administrator i UBT-së.)