SPAK ka dhënë pretencën për dosjen e dytë ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, duke kërkuar 2 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi për të mund të ulet në 1 vit e 4 muaj. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tjetërsimin e tokës në zonën e Livadhës, ku përfitues ka qenë Arqile Bollano. Në këtë çështje është përfshirë edhe ish-drejtori i pronave në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha.Për të, prokuroria ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar ulet në 1 vit. Sipas akuzës, veprimet e tyre kanë ndikuar në cënimin e pronës publike dhe janë kryer në bashkëpunim, duke shkelur detyrat ligjore që u janë besuar.