opinion Qifti Uncategorized

Humor veror

Nga Klodi STRALLA

Është thjesht një koincidencë apo edhe diçka më shumë?!

Nëse do t’i renditnim emrat e udhëheqësve tanë, që kanë drejtuar Shqipërinë pas viteve 90-të, do të kemi këtë renditje, që e dimë të gjithë:

Ramiz Taip Alia – Sali Ram Berisha – Edi Kristaq Rama

Konstatohet lehtë që fjala “Ram” është e përbashkët tek të tre udhëheqësit, por vetëm se ajo është zhvendosur nga kreu për të parin, në mes për të dytin dhe në fund për të tretin.
Kjo edhe mund të jetë një koinçidencë.

Por kur u interesova të mësoj se nga vjen fjala “Ram”, a ka ndonjë kuptim më të thellë, u befasova kur mësova se në induishten e vjetër (sanskritishten), fjala “Ram” i atribuohej një personazhi të famshëm mitik, mbretit Rama, që ka jetuar rreth 7000 vjet p.e.r në Indi.
Eposi hindu ka krijuar për të veprën e mirënjohur letrare – “Ramayana”, plot me mësime morale dhe etike (si “Tora” e hebrejve), ku sintetizohet bukuria fizike dhe shpirtërore e mbretit dhe përkushtimi i tij për popullin e vet.
Kjo, në rastin shqiptar, sigurisht nuk besoj të jetë koinçidencë.

Të mos harrojmë se “Ram” është edhe njësia matse e kapacitetit të “kujtesës” të Kompjuterit, një fakt bashkëkohor që nuk duhet shperfillur.

Nuk thotë kot ai pellazgologu ynë, Dalipaj, që çdo gjë e kësaj bote buron nga shqipja!..😃

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *