Kulturë opinion Uncategorized

“Mendime dhe fjalë…”

Nga Edon QESARI

Te kënga “Pensieri e parole”, e Lucio Battisti-t, autori i tekstit, fjalëdhënësi Mogol, ka hedhur dy vargje që të përkthyera keqas pak a shumë mund të jepen kështu në shqip:

“Ç’di ti për një fushë me grurë shtruar,
Poezi e një dashurie të pabekuar”

[Che ne sai tu di unë campo di grano,
Poesia di un amore profano.]

Është pjesë e një teksti në të cilin dy të dashuruar përballen me hidhërim, duke sjellë në dialog trajta erotizmi, përmalljeje, melankolie, të mbështjella këto me shëmbëllesa ruraliteti dhe diç gjëje të cilës i ka rënë muzgu i kohërave, e varrosur tashmë nga ndryshimi.

Mendoj se prej atyre dy vargjeve çlirohet gjithë aroma e vargëzimit shekullar në italishte, gjithë ndjenja e një muzike që nëse ende mund të shijohet sot, vështirë se nuk të përcjell ngashërimin se të tilla ndjenja artistike, apo vepra të kësisojshme, nuk mund t’i hasësh më gjëkundi.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *