Editorial Opinione Uncategorized

HISTORIA E NJË PISI UNISEX

Nga Edmond PETRAJ

Ka dy lloje pisash në këtë botë…
Ai me pantallona që rri si sheik, e ajo me taka që sillet si princeshë.
Të dy janë njësoj: mut i parfumosur me etiketa të ndryshme.

Pisi mashkull vishet si burrë, sillet kapadai. Përpara flet për ndershmëri, prapa mban lista me emra që do t’i përdorë si kavje. E fillon me një kafe: “Hajde se s’ka gjë.” Pastaj me një gotë: “Hajde, se s’po të lë vetëm.“… Dhe kur i mbarojnë gotat, nis gjuetinë e dobësive të tua. I mbledh një nga një, i shet kur t’i vijë dita:


Ka grua?
E ka.

Ka dashnore?
Dy-tri.

Ka mendje?

Asnjë gram.


Ka fytyrë?
Zero, veçse ndërron maska.

Pisi femër është si një “poezi” pa autor.
E bukur sa të verbohesh, e përkëdhelur sa ta shkatërrojë mendjen.
Thotë “Jam ndryshe” po është ndryshe: ndryshe mashtron, ndryshe qurravitet, ndryshe të ngulit thikën.
Flet për ndjenja, por ka vetëm llogari.
Sa herë t’i bjerë kartela bosh, të hedh në bllok e kalon te tjetri.
E kur e kap me presh, qan me lot që s’i beson as pasqyra.

Pisi mashkull sillet si drejtor, si shef, si “burrë me fjalë”, por fjalën e ka për ta shitur.
Rri me njerëz që nuk i duron, bën sikur punon, por punon vetëm për ta futur hundën ku s’duhet.
Kur sheh që je më i mirë, të gërmon me thashetheme. Kur sheh që s’ke leverdi, të vret me heshtje.
Të përqafon para, të gërryen prapa.

Pisi femër nuk ka miqësi, ka target.
S’të do, të përdor.
Të jep dashuri me pikatore, të merr jetën me pompë.
Të përtyp si karamele e të hedh në rrugë kur të bëhesh i hidhur për shijen e saj.

E për të dy llojet, ligji është një: pisat nuk zhduken. Veç kthehen në formë tjetër.

Një ditë janë viktima.
Një ditë janë mentorë.
Një ditë janë motivues.
Një ditë janë moralistë.
Por brenda mbeten pisa burra a gra, njëlloj pis, njëlloj tym.

Prandaj, nëse do t’i njohësh…,
Mos u verbo nga buzëqeshja!
Mos u mashtro nga filtri!
Mos u gënje nga komplimenti!

Përpiqu të shohësh bishtin që e fshehin mirë se kur pisi tund bishtin, gjithmonë ka një kockë që pret të të hajë!

Kjo është historia.
E thartë, e pistë, e vërtetë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *