Qifti

Të qeshësh…, por edhe të mendohesh dy herë para se të qeshësh!

Avokat Edmond Petraj:

Barsoletë për Kodin e Ri Penal që të bën të qeshësh…, por edhe të mendohesh dy herë para se të qeshësh!

Në një kafene në Tiranë:

– O burrë, dëgjove? Ka dalë Kodi i ri Penal!

Po! Lexova që nëse bën ironi me qeverinë, dënohesh me burg.

– Po nëse vjedh?

– Nëse je qytetar, dënohesh. Nëse je politikan… futet në nenin “Strategji Kombëtare”.

– E ç’ndodh po të protestosh?

– Neni i ri 2023/7: “Kush ngre zërin për të drejtat e veta, dënohet për trazim të rendit, mosmirënjohje ndaj reformave dhe mungesë sensi humori.”

– Po kush e shkroi këtë Kod?

– Një komision shumë i veçantë: 3 ministra, 2 oligarkë, 1 noter dhe hije e një ambasadori.

– Dhe çfarë ndodh me gazetarët që e kritikojnë?

– Dënohen me nenin 666: “Shkelje e frymës pozitive të propagandës kombëtare”.

– Po unë që bëj këtë pyetje?

– Do të thërrasin për “intervistë vullnetare”… që zgjat 48 orë në birucë, me ndihmën e një ekspert psikolog nga SPAK-u!

– Po ti pse nuk flet më?

– Kam lexuar Kodin. Dhe sipas nenit të ri, edhe të mendosh ndryshe quhet krim i heshtur.

Në fund të Kodit të ri Penal thuhet

“Kush lexon këtë Kod dhe nuk trembet, dënohet për moskuptim të realitetit shqiptar.”

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *