
Nga Hermann HESSE
Jeta e çdo njeriu është rruga për tek vetja. Asnjë njeri s’ka qenë kurrë krejtësisht ai vetë; megjithatë, secili synon të bëhet ai, njëri kështu e tjetri ashtu, secili sipas mënyrës së vet.
Secili mban deri në fund mbeturinat e lindjes së tij, gëlbazën dhe lëvozhgën e një lashtësie.
Disa nuk arrijnë të bëhen kurrë njerëz, mbeten bretkosa, hardhuca, buburreca. Disa lart janë njerëz e poshtë peshq.
Por secili është pjellë e natyrës, pra të gjithë kemi prejardhje të njëjtë, të gjithë rrjedhim nga e njëjta rrugë; mirëpo secili synon qëllimet e tij. Ne mund ta kuptojmë fare mirë njëri-tjetrin, por ama secili flet për veten e vet./ObserverKult