Aktualitet Editorial Shqipëria Uncategorized

Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin tonë dhe atë të kafshëve (RASFF)

Pse duhet që qytetari shqiptar të ketë njohuri minimale për sistemin e Alarmit të Shpejtë për ushqimin e vet dhe ushqimin e kafshëve (RASFF)?
Përgjigjja është shumë e thjeshtë, pasi qytetarët shqiptarë, përveç faktit të mungesës së kontrollit ushqimor nga institucionet vendase, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, AKU e nje sërë institucionesh që mbahen me taksat e tyre, nuk bëhet as minimumi për njoftime te vazhdueshme publike, lidhur me sigurinë ushqimore, të paktën ato që vijnë nga Evropa.
Ndërkohë që sistemi RASFF është i ndërtuar dhe funksionon në EU që nga viti 1979.

Si dhe do të shpjegoj në vazhdim se çfarë është sistemi dhe si operon dhe aksesi i tij, qëllimi im është tek një informacion lidhur me nje dritare aksesi për konsumatorët, për të cilën do t’i lutesha çdo qytetari, i cili ka mundësinë nëpërmjet çdo mjeti elektronik: Aksesoni këtë dritare të siguroni informacion të vazhdueshëm për sigurinë ushqimore për të cilën sot po përballemi me pjeshkë, domate etj., me nivel të lartë pesticidesh. Të bëhemi vetë ne “rojtarë” të kujdesshën të shëndetit tonë dhe të afërmeve tanë!
BE-ja ka një nga standardet më të larta të sigurisë ushqimore në botë – kryesisht falë një sërë legjislacionesh të forta të BE-së në fuqi, për të mbajtur ushqimin e njerëzve dhe ushqimin për kafshët të sigurta.
Si pjesë e mjeteve të sigurisë ushqimore, u krijua Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve (RASFF), për të siguruar shkëmbimin e informacionit midis vendeve anëtare për të mbështetur reagimin e shpejtë nga autoritetet e sigurisë ushqimore në rast të rreziqeve për shëndetin publik që vijnë nga zinxhiri ushqimor.
Baza e saj ligjore është Neni 50 i Rregullores (KE) Nr. 178/2002, e njohur edhe si Ligji i Përgjithshëm për Ushqimin.
RASFF u krijua për t’u lejuar autoriteteve të sigurisë ushqimore të shkëmbejnë me shpejtësi informacion mbi rreziqet shëndetësore që rrjedhin nga ushqimi ose ushqimi për kafshët, në mënyrë që të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të shmangur rrezikun.
RASFF ofron një shërbim 24 orë në ditë për të siguruar që njoftimet urgjent e dërgohen, merren dhe u përgjigjen kolektivisht dhe me efikasitet.
Informacioni thelbësor i shkëmbyer përmes RASFF mund të çojë në tërheqjen e produkteve nga tregu.
Falë RASFF-it, shumë rreziqe të sigurisë ushqimore shmangen përpara se të shkaktojnë dëm, nga ferma në tavolinë.
Ndërsa qasja në RASFF u jepet ekskluzivisht autoriteteve të vendeve anëtare dhe Komisionit Evropian, një bazë të dhënash interaktive dhe e kërkueshme në internet, e quajtur RASFF Window, ofron akses publik në informacion përmbledhës rreth njoftimeve RASFF të transmetuara më së fundmi dhe lejon kërkimin e informacionit mbi çdo njoftim të lëshuar në të kaluarën (aktualisht i kufizuar në vitin 2020 e më vonë).
Komisioni Evropian krijoi këtë bazë të dhënash RASFF për t’ua vënë informacionin në dispozicion konsumatorëve, operatorëve të biznesit dhe autoriteteve në mbarë botën. Megjithatë, njoftimet në dritaren RASFF nuk zbulojnë detaje tregtare, siç janë markat dhe operatorët e biznesit.
Dritarja RASFF është ndërfaqja kryesore për vendet jo-anëtare për t’u informuar rreth njoftimeve në lidhje me produktet që janë prodhuar atje ose janë dërguar prej andej ose që janë eksportuar atje nga një vend anëtar.
Dritarja RASFF përfshin një portal për konsumatorët RASFF , i cili ofron informacion mbi tërheqjet e fundit të ushqimeve dhe paralajmërimet për shëndetin publik në vendet anëtare të lidhura me njoftimet RASFF., te nderuar bashkëkombas përdoreni këtë dritare, në mungesë te njoftimeve publike nga institucionet që kanë përgjegjësi për ta bërë, të paktën ato që zbulon Europa, se për produktet tona me shumë keqardhje as mos ta mendojmë, thjesht nuk ekziston ky mekanizëm!
Arsyet ?
Thjesht ju sygjeroj sërisht t’i drejtoheni faqes zyrtare të Kontrollit të Lartë të Shtetit (https://www.klsh.org.al/raport-perfundimtar-i-auditimit-tematik-te-ushtruar-ne-drejtorine-e-pergjithshme-te-autoritetit-kombetar-te-ushqimit/)
Këtu do të gjeni përgjigje për shumë pyetje.

Marigo POSIO

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *