Aktualitet Bota

Pershkallëzimi në Gaza: ShBA në bisedime me Hamasin, BE në krizë besueshmërie!

  • Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se Uashingtoni është në bisedime intensive me Hamasin, duke i bërë thirrje këtij grupi që të lirojë të gjithë pengjet që ndodhen në Gaza.
  • Të paktën 51 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit që nga agimi i sotëm, përfshirë 36 në qytetin e Gazës dhe në veri të Rripit të Gazës, kanë bërë të ditur burime spitalore për Al Jazeera.
  • Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se gushti ishte një nga muajt më vdekjeprurës për punonjësit e medias, me 15 gazetarë të vrarë nga forcat izraelite, përfshirë tre gra.
  • Amnesty International paralajmëroi se sulmet gjithnjë e më të ashpra të Izraelit në qytetin e Gazës mund të kenë pasoja katastrofike dhe të pakthyeshme për popullsinë palestineze.
  • Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite dënoi deklaratat e përsëritura të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili ka folur për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga tokat e tyre, përfshirë edhe nëpërmjet pikës kufitare të Rafahut, tashmë plotësisht e mbyllur nga forcat izraelite.
  • Ministri i Jashtëm belg, Maxime Prévot, deklaroi se besueshmëria e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian po shembet, për shkak të dështimit për të vepruar ndaj luftës së Izraelit në Gaza.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *