Uncategorized

Deklarata që po bën bujë: Noizy gati të marrë Ministrinë e Kulturës!

Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku (Noizy), ka bërë një deklaratë surprizuese gjatë një interviste për Euronews, ku ka rrëfyer se nuk do të hezitonte të pranonte postin e ministrit të Kulturës nëse një ditë do t’i ofrohej nga kryeministri Edi Rama.

Artisti, i cili prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme brenda dhe jashtë vendit, theksoi se e ndien detyrim personal të japë kontributin e tij në fushën e artit dhe kulturës, të cilat shpesh kanë mbetur në hije.

Noizy shtoi se nuk flet si politikan, por beson se përvoja e tij jetësore dhe ndikimi që ka mbi të rinjtë mund të shfrytëzohen për të sjellë ndryshime në fushën e kulturës në Shqipëri.

Komenti i tij për marrjen e një posti politik ka ngjallur interes të madh, duke hapur diskutime mbi rolin e artistëve në politikën shqiptare.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *