Uncategorized

“Influenceri i Zotit” Carlo Acutis do të bëhet shenjti i parë milenial!

Një adoleshent italian i lindur në Britani, i njohur si Influenceri i Zotit”, do të shpallet shenjti i parë milenial nga Kisha Katolike, në një ceremoni të udhëhequr nga Papa Leo XIV në Vatikan.

Dhjetëra mijëra besimtarë pritet të marrin pjesë të dielën, më 7 shtator 2025, në sheshin  Shën Pjetër, ku do të mbahet ceremonia e kanonizimit të Carlo Acutis, i cili ndërroi jetë nga leucemia në vitin 2006, në moshën 15-vjeçare.

Carlo lindi në Londër në vitin 1991 nga prindër italianë dhe u rrit në qytetin e Milanos. Ai ishte i apasionuar pas informatikës dhe programimit, duke përdorur talentin e tij për të dokumentuar mrekullitë dhe elemente të besimit katolik në internet. Historia e “apostullit kibernetik”, i cili merrte pjesë çdo ditë në meshë dhe tregonte mirësi ndaj fëmijëve të ngacmuar dhe njerëzve të pastrehë, frymëzoi të rinjtë katolikë në mbarë botën. Tani, ai do të ngrihet në të njëjtin rang me Shën Françeskun e Asizit.

Trupi i tij, i veshur me xhinse dhe atlete Nike, ndodhet në një varr me mure prej xhami në Asizi, qyteti mesjetar në rajonin e Umbrias, ku çdo vit shkojnë për pelegrinazh qindra mijëra besimtarë.

Vatikani njoftoi se Carlo ka kryer dy mrekulli pas vdekjes së tij, shërimin e një fëmije brazilian që vuante nga një keqformim i pankreasit dhe rikuperimin e një studenteje nga Kosta Rika e lënduar rëndë në një aksident.

Nëna e tij, Antonia Salzano, u shpreh për agjencinë AFP se Carlo kishte dhuratën e rrallë për të parë se çdo person është unik dhe i papërsëritshëm, origjinal dhe jo fotokopje.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *