Aktualitet Bota

Mattarella: “Bota ka nevojë për Evropën, zonë paqeje, por disa e shohin si armik. Pse?”

Mesazhi me video i kreut të shtetit në forumin e Çernobios, kritikë ndaj “korporatave globale” që sillen gati “si kompani të reja të Indive”.

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, në një mesazh të dërguar me video për Forumin Ekonomik që po zhvillohet në Çernobio, theksoi rëndësinë e Evropës si një hapësirë paqeje dhe stabiliteti në botë. “Bota ka nevojë për Evropën”, deklaroi ai, duke shtuar megjithatë se “disa aktorë e konsiderojnë atë si një armik. Përse ndodh kjo?”.

Mattarella shfrytëzoi fjalën e tij edhe për të kritikuar fuqinë e madhe të korporatave globale, të cilat, sipas tij, shpesh sillen “pothuajse si kompani të reja të Indive”, duke i vendosur interesat e tyre përmbi ato të komuniteteve dhe të vetë shteteve.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *