Aktualitet Bota

Përplasje në Londër: Policia përdor shkopinjtë e gomës, mbi 150 të arrestuar!

Policia britanike arreston masivisht protestues në një tubim pro Palestinë, përpara Parlamentit në Londër!

Agjencia britanike e lajmeve Press Association raportoi se policia në Londër ka arrestuar të paktën 150 protestues gjatë përplasjesh të dhunshme në një tubim që kërkonte nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar heqjen e ndalimit ndaj grupit Palestine Action.

Tubimi u organizua ditën e sotme nga lëvizja Defend Our Juries, e cila bëri të ditur se rreth 1500 persona morën pjesë në demonstratën përpara Parlamentit britanik në Londër, duke rrezikuar arrestimin sipas ligjeve kundër terrorizmit.

Përplasjet shpërthyen kur forcat policore ndërhynë për të shpërndarë turmën, e cila kundërshtonte vendimin e qeverisë për ta shpallur Palestine Action një organizatë të ndaluar. Ky grup aktivistësh është i njohur për aksionet e tij direkte kundër kompanive të lidhura me industrinë e armëve dhe me shitjet ushtarake drejt Izraelit.

Ky ishte një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara pas shpalljes së ndalimit të grupit, duke rikthyer në qendër të vëmendjes debatin mbi kufizimin e lirisë së protestës në Mbretërinë e Bashkuar.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *