
Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e së dielës në aksin nacional Burrel–Klos, ku një motor u përplas me një automjet. Si pasojë, mbeti i plagosur drejtuesi i motorit.
Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Burrelit për ndihmën e parë mjekësore, ndërsa më pas u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.