Malësi e Madhe – Bilanci i operacionit “Koordinata”: 14 të arrestuar, mijëra bimë dhe qindra kg kanabis të sekuestruara!

Policia e Malësisë së Madhe ka vijuar kontrollet në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”.
Në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, u zbuluan të kultivuara 12 957 bimë narkotike. Gjithashtu, u sekuestruan 1000 fara kanabisi, 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kilogramë bimë në proces tharjeje.
Si rezultat, u arrestuan 14 persona, u shpallën në kërkim 10 të tjerë, ndërsa dy shtetas u proceduan penalisht. Hetimet dhe kontrollet në terren vijojnë.