Bota

Operacioni i dështuar sekret i Navy SEAL pranë brigjeve të Koresë së Veriut!

Sipas një hetimi të New York Times, në vitin 2019, një njësi e Navy SEAL Team 6 kreu një mision sekret pranë bregdetit të Koresë së Veriut, me objektiv instalimin e një pajisjeje përgjimi për komunikimet e Kim Jong-un. Operacioni, i miratuar nga administrata Trump, dështoi pasi u zbulua aksidentalisht nga një anije peshkatarësh koreano-veriorë, e cila u qëllua nga komandoja amerikane. Misioni nuk arriti objektivin, duke lënë viktima civile dhe duke kompromentuar fshehtësinë.

Ky ishte një nga përpjekjet e rralla për të depërtuar në shtetin më të izoluar në botë, me qëllim mbledhjen e informacionit strategjik që inteligjenca amerikane nuk kishte arritur ta siguronte përmes metodave klasike. Sipas burimeve, aksioni mund të kishte shkaktuar një përshkallëzim të rrezikshëm mes SHBA-së dhe një fuqie bërthamore.

Navy SEAL Team 6, e njohur për eliminimin e Osama Bin Ladenit, konsiderohet forca elitare e SHBA-së për misione sekrete në tokë, ajër dhe det. Por operacione të tilla “të zeza” shpesh kryhen jashtë kontrollit të Kongresit, duke ngjallur debate mbi ligjshmërinë dhe rrezikun e tyre diplomatik.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *