
Izraeli ka shkatërruar një tjetër godinë shumëkatëshe në Gaza City, duke e çuar në të paktën 50 numrin e ndërtesave të rrafshuara gjatë fushatës për të marrë kontrollin e qendrës më të madhe urbane të Rripit të Gazës, njoftoi të dielën Mbrojtja Civile Palestinese.
Sulmi i fundit u përqendrua mbi Al-Ruya Tower, një ndërtesë pesëkatëshe që përfshinte 24 apartamente, dyqane, një klinikë dhe një palestër. Ushtria izraelite deklaroi se goditja u krye pas dhënies së një paralajmërimi për evakuim, duke detyruar banorët dhe familjet e zhvendosura që strehoheshin aty, të largoheshin me nxitim.
Sipas autoriteteve palestineze, vetëm të dielën u vranë të paktën 65 persona në gjithë Rripin e Gazës, mes tyre 49 në pjesën veriore të enklavës së rrethuar.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pohoi se ushtria po eliminon infrastrukturën dhe kullat e rrezikshme terroriste, një argument që Izraeli e ka përsëritur shpesh, teksa vazhdon të shkatërrojë ndërtesat civile në Gaza.
Sulmi mbi Al-Ruya pasoi shënjestrimin e Soussi Tower me 15 kate, të shtunën dhe të Mushtaha Tower me 12 kate, të premten. Në të dy rastet, qindra të zhvendosur që strehoheshin në tenda pranë ndërtesave, u plagosën nga shpërthimet.