Bota

Koncerte neonaziste në Evropë: Fansat e muzikës nën hijen e ekstremizmit!

Në Evropë, disa grupe dhe artistë vazhdojnë të përhapin ide neonaziste dhe ultranacionaliste përmes muzikës. Në korrik 2025, këngëtari kroat Marko Perković, i njohur si Thompson, mblodhi gjysmë milioni spektatorë në Zagreb për një koncert kontrovers. Artisti njihet për glorifikimin e regjimit fashist ustashi (Organizatë kroate fashiste ultranacionaliste, e themeluar në vitet 1929-1930) dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Koncerti i tij filloi me sloganin “ Për atdhe; Gati!”, që më parë përdorej nga ustashët.

Grupet e tjera evropiane gjithashtu lidhen me ekstremizmin e djathtë. Në Gjermani, Stahlgewitter, aktiv që nga viti 1995, glorifikonin hapur Reichun e Tretë në këngët e tyre dhe mblidhnin mijëra fansa në koncerte si “ Rock kundër emigracionit”.

Në Republikën Çeke, grupi Ortel, themeluar në 2002, dhe lideri i tij Tomáš Ortel lidhen me lëvizje neonaziste dhe parti ekstremiste të djathta.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, grupi Romantic Violence (CASH), megjithëse tashmë i shpërbërë, ka ndikuar në përhapjen e ideologjisë rraciste në Europë, duke mbajtur koncerte dhe duke kultivuar ekstremizmin mes adoleshentëve dhe të rinjve.

Ky fenomen tregon se muzika mund të përdoret si mjet për përhapjen e ideve radikale që nxit ndarjet dhe urrejtjen mes komuniteteve.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *