Bota

Këshilltari i Trump paralajmëron se sanksionet SHBA–Europë mund të cojnë në kolaps ekonominë ruse!

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, ka paralajmëruar se kombinimi i sanksioneve amerikane dhe evropiane mund të çojë në kolapsin e plotë të ekonomisë ruse, duke detyruar presidentin Vladimir Putin të ulet në tryezën e bisedimeve.

Në një intervistë për NBC News të dielën, Bessent tha se lufta në Ukrainë është shndërruar në një garë mes qëndrueshmërisë së ushtrisë ukrainase dhe asaj të ekonomisë ruse. Ai theksoi se vendosja e sanksioneve shtesë, përfshirë tarifat sekondare ndaj vendeve që vijojnë të importojnë naftë ruse, do ta shtynte ekonominë e Moskës drejt shkatërrimit total.

“Ne jemi të përgatitur të rrisim presionin ndaj Rusisë, por kemi nevojë që partnerët tanë evropianë të na ndjekin,” deklaroi ai.

Paralajmërimi i tij vjen një muaj pasi administrata e presidentit Donald Trump vendosi tarifa 50 për qind ndaj Indisë, për shkak të blerjes së naftës nga Rusia, një nga detyrimet më të ashpra që Uashingtoni ka vendosur mbi ndonjë vend.

Pak orë përpara deklaratës së Bessent, Rusia kreu atë që zyrtarët ukrainas e përshkruan si sulmin ajror më të madhqë nga fillimi i pushtimit në vitin 2022. Sulmet gjatë natës shkaktuan vdekjen e të paktën katër personave dhe dogjën një godinë qeveritare në Kiev.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *