Rrëzimi i qeverisë së François Bayrou: Kryeministri do të dorëzojë dorëheqjen te presidenti i Republikës në mesditë!

Pas humbjes së votëbesimit në Asamblenë Kombëtare, kryeministri francez François Bayrou do të paraqesë dorëheqjen e tij sot në mesditë para presidentit Emmanuel Macron.
Qeveria e Bayrou, e cila ishte në detyrë prej më pak se nëntë muajsh, u rrëzua pas një votimi historik në parlament, ku 364 deputetë votuan kundër dhe 194 në favor të qeverisë. Ky është hera e katërt gjatë mandatit të dytë të Emmanuel Macron që një kryeministër rrëzohet nga Kuvendi.
Ky zhvillim vjen pas një debati të zjarrtë për krizën buxhetore dhe planin e Bayrou për të kursyer 44 miliardë euro, si dhe për të rikthyer deficitin nën kufirin e 3% brenda katër vitesh. Ndërsa ai e quajti votëbesimin një provë të së vërtetës, opozita e interpretoi si një lëvizje e papërgjegjshme, që thellon krizën institucionale në vend.
Presidenti pritet të marrë dorëheqjen zyrtare në orën 12:00, pas së cilës mund të nisë procesi për formimin e një qeverie të re, ose, siç kërkon opozita, shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhje të parakohshme.