Bota

Bombardimet izraelite në Katar: Moska dënon shkeljen e sovranitetit të një shteti të pavarur që dobëson përpjekjet për paqe.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme dënoi të mërkurën një shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara, një ditë pas bombardimeve izraelite në Doha.

“Të tilla metoda për të luftuar ata që Izraeli i konsideron armiq dhe kundërshtarë meritojnë dënimin më të fortë!

Njëkohësisht, sulmet me raketa në Katar, një vend që luan një rol kyç si ndërmjetës në negociatat indirekte midis Hamas-it dhe drejtuesve izraelitë, për të çuar drejt fundit luftën që ka zgjatur gati dy vjet në Rripin e Gazës dhe për të liruar personat e mbajtur peng, nuk mund të perceptohen ndryshe përveçse si një akt që synon të dobësojë përpjekjet ndërkombëtare për një zgjidhje paqësore”,- theksohet në komunikatë, duke e cilësuar këtë si një sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të një shteti të pavarur, një masë që çon në përshkallëzim të ri dhe destabilizim të situatës në Lindjen e Mesme.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *