Mbyllet mbledhja e Kryseisë së Partisë Demokratike, ku janë votuar edhe 3 nga propozimet kryesore të bëra gjatë diskutimeve.Pas dy orësh në fjalime dhe diskutime, ku diskursi kryesor u mbajt nga kryetari Sali Berisha, që denoncoi farsën elektorale, në fund është hedhur për votim edhe një paketë me propozime.Kryesia ka votuar unanimisht që të mos njihen zgjedhjet parlamentare të 11 majit, propozim ky i vetë Berishës.
Gjithashtu është marrë vendimi që të shkohet në Parlament në seancën hapëse të sesionit të Kuvendit të ri më 12 shtator.