Bota

Qëllohet me armë në Utah Charlie Kirk, lider i konservatorëve të rinj

Charlie Kirk, themeluesi i organizatës konservatore për të rinjtë Turning Point USA dhe një bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Donald Trump, u qëllua me armë të mërkurën gjatë një eventi në kampusin e Utah Valley University.

Sipas zyrtares së universitetit, Ellen Treanor, sulmi ndodhi rreth 20 minuta pas nisjes së fjalimit të Kirk, kur një person qëndronte në ndërtesën Losee Center, rreth 200 metra larg, hapi zjarr. Autori i dyshuar nuk ishte student dhe është vënë menjëherë në pranga.

Andrew Kolvet, zëdhënës i Turning Point USA, konfirmoi se Kirk u qëllua në qafë. Pamjet e marra nga celularët gjatë incidentit tregojnë njerëz që ikin në panik pas të shtënës, ndërsa në një video shihet Kirk duke u përkulur mbrapa nën tendën me sloganin “The American Comeback”.

Presidenti Trump reagoi menjëherë në rrjetin social Truth Social:

“Të lutemi të gjithë për Charlie Kirk, i cili është qëlluar. Një njeri i madh nga çdo këndvështrim. Zoti e bekoftë!”

Kirk, 31 vjeç, është një nga figurat më influente të konservatorëve të rinj në SHBA. Ai bashkëthemeloi Turning Point USA në 2012 dhe ka organizuar shumë tubime në universitete. Edhe pse nuk është pjesë e administratës, ai ka pasur ndikim të konsiderueshëm në Shtëpinë e Bardhë, duke ndihmuar në vlerësimin e kandidatëve dhe testimin e besnikërisë ndaj Trump.

Incidenti ngre shqetësime mbi sigurinë në ngjarjet publike dhe rrit tensionet politike në Shtetet e Bashkuara. Gjendja e Kirk mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet shëndetësore.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *