
Boris Johnson ndodhet nën presion pas zbulimeve se zyra e tij private, pjesërisht e financuar nga shpenzimet për detyrën publike (PDCA), ka ndihmuar në menaxhimin e bizneseve të tij globale, duke ngritur shqetësime për konflikt interesi. Të dhënat e rrjedhura tregojnë se stafi i tij ka qenë i përfshirë në ndërmarrje fitimprurëse në Venezuelë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, përfshirë takime me individë që ai ka njohur gjatë mandatit si kryeministër.
Pesë ish-kryeministra të tjerë; Blair, Brown, Cameron, May dhe Truss, kanë konfirmuar se i përmbahen plotësisht rregullave që ndalojnë përdorimin e fondeve publike për biznes privat.
Brown theksoi se tashmë lind nevoja për futjen e rregullave të reja që do t’i kërkojnë ish-kryeministrave të deklarojnë publikisht interesat e tyre biznesore. Po ashtu, ka kërkesa në rritje që Zyra Kombëtare e Auditimit, e cila mbikëqyr shpenzimet publike, përfshirë programin PDCA për ish-kryeministrat, të nisë një hetim.
Në komentet e tij të para që nga publikimi i detajeve nga “The Guardian”, Johnson mohoi akuzat se po keqpërdorte fondet publike. “Kjo histori është absurditet,”- tha ai. “PDCA është përdorur plotësisht në përputhje me rregullat.