
Një mister automobilistik ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe koleksionistëve në jug të Francës, ku katër makina të vjetra janë braktisur prej më shumë se gjashtë muajsh në një parking pranë autostradës A68, në Marssac-sur-Tarn, afër qytetit të Albit.
Në mesin e këtyre makinave të harruara ndodhen dy BMW të viteve ’70, një Ford me dizajn retro dhe një Simca 1100; një thesar i çuditshëm që ka ndezur imagjinatën e adhuruesve të automjeteve klasike. Pavarësisht gjendjes jo të mire, njëra prej tyre madje është lënë e hapur, mjetet përfaqësojnë një udhëtim të rrallë në historinë 50-vjeçare të industrisë automobilistike.
Por kujt i përkasin këto makina?
Hetimet paraprake tregojnë se makinat mund të jenë pronë e një pike shitjeje të makinave të vjetra që ndodhej pranë vendit dhe që thuhet se ka mbyllur aktivitetin kohët e fundit. Autoritetet kanë hapur një hetim zyrtar, i cili po ndiqet nga brigada e policisë në Albi, me qëllim përcaktimin e statusit ligjor dhe pronësisë së automjeteve.
Ndërkohë, koleksionistët janë në pritje të zhvillimeve, pasi ekziston mundësia që BMW-të e rralla, Fordi dhe Simca të nxirren së shpejti në ankand.