Aktualitet

Urdhër-arreste për dy inspektorë të AKU Berat pas skandalit me domatet e eksportuara në Kroaci

Dy inspektorë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Berat, Ronaldo Lika (27 vjeç) dhe Griselda Doksani (25 vjeçe), janë vënë nën hetim dhe ndaj tyre janë lëshuar urdhër-arreste, pas kthimit nga Kroacia të një sasie të madhe domatesh që dyshohet se nuk plotësonin standardet e sigurisë ushqimore.

Sipas hetimeve, Lika dhe Doksani kanë kryer kontrolle në subjektin në pronësi të Mariglen Qorrit, i cili kishte eksportuar rreth 8 ton domate, duke plotësuar në mënyrë fiktive praktikat zyrtare. Ata dyshohet se nuk kanë marrë mostrat përkatëse nga magazinat, nuk kanë bllokuar produktet e dyshuara dhe kanë pranuar faturat e rreme të paraqitura nga Qorri, duke tjetërsuar kështu të dhënat mbi nivelin e lartë të preparateve të konstatuara në domate.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *