Bota

Dobësimi i dollarit zbeh shkëlqimin e bursave amerikane për investitorët zviceranë

Indekset e bursave amerikane kanë shënuar rekorde të reja gjatë javëve të fundit, duke dëshmuar për një treg aksionesh në formë të shkëlqyer. Megjithatë, për investitorët zviceranë, kjo rritje nuk përkthehet automatikisht në fitime, arsyeja qëndron te dobësimi i dollarit amerikan, i cili po ndikon negativisht në rendimentin e portofolëve të tyre të investimeve.

Pavarësisht pasigurive gjeopolitike dhe tensioneve tregtare që vazhdojnë të rëndojnë skenën globale, si dhe ndërhyrjeve të përsëritura të Donald Trump ndaj pavarësisë së Rezervës Federale Amerikane, tregjet amerikane kanë ruajtur një stabilitet të admirueshëm. Pas rënieve të ndjeshme në muajin prill, investitorët duken të imunizuar ndaj zhurmave politike që vijnë nga ekonomia më e madhe në botë.

Ky rikuperim i fuqishëm i tregjeve amerikane ka ndodhur në një klimë të pasigurt ndërkombëtare, çka e bën edhe më të theksuar kontrastin me dobësimin e dollarit; një faktor që po prish balancën në kthimet reale të investitorëve jashtë SHBA-së, përfshirë ata zviceranë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *