Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri pëson infarkt në Voskopojë, i nënshtrohet operacionit në Tiranë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës. Diplomati ndodhej atje së bashku me bashkëshorten, kur filloi të shfaqte shqetësime kardiake.
Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Korçës, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Më pas, për shkak të gjendjes së tij, u transferua me helikopter drejt Tiranës, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin Amerikan.
Në një njoftim zyrtar, spitali bëri të ditur se operacioni ka përfunduar me sukses dhe gjendja e ambasadorit është stabilizuar.