Uncategorized

Ekziston një konsensus shkencor se ëndrrat na ndihmojnë të rregullojmë emocionet dhe të gjejmë zgjidhje

Drejtues i kërkimeve në Qendrën e Mjekësisë së Gjumit në HUG, psikiatri Lampros Perogamvros boton një vepër magjepsëse që shpjegon se si netët tona i shërojnë ditët tona.

Ai sqaron se ëndrrat tona burojnë nga jeta që jetojmë dhe nuk janë shfaqje të jashtme, të pashkruara në qiell. Psikiatri tregon se si ëndrrat na ndihmojnë të përpunojmë emocionet e dhimbshme dhe hedh poshtë interpretimet simbolike e universale që shpesh i shoqërojnë ato.

“Ne ëndërrojmë atë që jemi. Ose më mirë, atë që kemi përjetuar gjatë ditës,” shpjegon Perogamvros. Ndryshe nga ideja romantike që i sheh ëndrrat si mesazhe të ardhura nga qielli, të ngarkuara me simbole të fshehta, ato janë shumë më tokësore: kryesisht të lidhura me emocionet e përjetuara ditën paraardhëse ose pesë deri në shtatë ditë më pare.

Dhe sepse kjo lëndë emocionale, shpesh negative, përpunohet nga një imagjinatë e pasur që, përmes fenomenit të “hiper-asociativitetit”, lidh disa kujtime bashkë, psikiatri është i prerë:- “Për shkak të funksionit të sajë katartik, ëndrra mund të konsiderohet si një psikoterapi gjatë gjumit.”

Një psikoterapi spontane për ata që janë me fat, ose që mund të lidhet me terapinë e përsëritjes së imazheve mendore (IRT) në rastet e maktheve të përsëritura.

Bazuar në studimet e zhvilluara nga specialisti në Qendrën e Mjekësisë së Gjumit të HUG, libri i tij “Fuqia e ëndrrave”, që pritet të dalë së shpejti nga Editions Favre, lexohet si një roman si një odise madhështore e netëve tona.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *