Mashtrimi që tronditi shqiptarët në XUEX: Në kërkim çifti Ereledio dhe Alma Shebeku

Autoritetet kanë shpallur në kërkim çiftin Ereledio dhe Alma Shebeku, të dyshuar për mashtrime ndaj qytetarëve shqiptarë në XUEX, ndërsa mes të arrestuarve ndodhet edhe motra e tij.
Sipas burimeve hetimore, çifti Shebeku akuzohet për organizimin e një skeme mashtruese që synonte shqiptarët përmes premtimeve të rreme dhe fitimeve të shpejta. Skema ka prekur dhjetëra persona, të cilët kanë humbur shuma të konsiderueshme parash.
Policia ka kryer një sërë arrestimesh në kuadër të hetimit, ku ndër të ndaluarit rezulton edhe motra e Ereledio Shebekut, e dyshuar për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm dhe ndihmë për fshehjen e gjurmëve të çiftit.
Ereledio dhe Alma Shebeku, të cilët ndodhen ende në arrati, pritet të përballen me akuza të rënda për mashtrim, pastrim parash dhe organizim aktiviteti kriminal. Autoritetet kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për çdo informacion që mund të çojë në kapjen e tyre.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia ka paralajmëruar se shtrirja e mashtrimit mund të jetë më e madhe se sa është konstatuar deri më tani.