Aktualitet Shqipëria

Shalqinjtë e pambledhur: Fermerët në Fier e Roskovec përballen me humbje të rënda!

Kriza e çmimeve po falimenton prodhuesit vendas

Fermerët në Fier dhe Roskovec po kalojnë një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit. Qindra tonë shalqinj kanë mbetur pa u vjelë, pasi çmimi që ofrohet në fushë është aq i ulët sa nuk mbulon as shpenzimet minimale të prodhimit.

Në arë, kilogrami i shalqirit blihet vetëm me 50 lekë të vjetra, ndërsa në treg i shitet konsumatorit deri në 250 lekë. Diferenca e madhe në çmim, sipas fermerëve, është e padrejtë dhe i çon ata drejt falimentimit. “Nuk na dalin as plehrat e as nafta për punimet, ndërkohë që tregtarët përfitojnë shumëfish,” shprehen ata.

Më shumë se 80% e prodhuesve nuk kanë shitur asnjë frut këtë vit, duke i kthyer parcelat e tyre në male shalqinjsh të kalbur. Për pasojë, humbjet arrijnë në miliona lekë, dhe shumë fermerë po detyrohen të marrin kredi vetëm për të shlyer borxhet e akumuluara.

Fermerët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga shteti, duke vendosur mekanizma rregullues për çmimet dhe orientim të kultivimit sipas kërkesës reale të tregut. Në të kundërt, paralajmërojnë se sezoni i ardhshëm mund të mos ketë më shalqinj vendas, pasi një pjesë e mirë e tyre do të braktisin këtë kulturë.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *