
Dashi
Dashuria: Në çift, jeni të vendosur t’i jepni një frymë të re marrëdhënies suaj. Do përpiqeni të surprizoni partnerin. Beqarët do preferojnë të joshin me mendje jo me pamje.
Puna: Është dita e zgjerimit profesional. Kontaktoni me kolegë, partnerë, klientë… mund të merrni një ofertë për punë të re.
Shëndeti: Ndiheni të lodhur për shkak të perfeksionit me të cilin i bëni gjërat. Është koha të ndaleni dhe të mos bëni asgjë për një moment.
Demi
Dashuria: Sot do jeni të ndryshueshëm dhe kjo mund të vërë partnerin në provë. Për beqarët, dashuria e madhe mund të vijë së shpejti, qëndroni vetvetja.
Puna: Do jeni plot energji dhe ide të mëdha, por kini kujdes, mos fluturoni shumë lart pa i peshuar realisht qëllimet.
Shëndeti: Në formë perfekte! Kohë ideale për të filluar një sport të ri.
Binjakët
Dashuria: Në çift, kaloni shpejt nga grindjet tek dashuria e zjarrtë. Beqarët, lojërat sentimentale tregojnë pasiguri.
Puna: Ngjarjet ju fusin në mendime. Kujtoni sukseset tuaja të mëparshme, keni ecur më shumë sesa mendoni.
Shëndeti: Trupi ju kërkon pushim. Degjojeni dhe merrni masat për t’u qetësuar.
Gaforrja
Dashuria: Beqarët do merren me kujtime nga e kaluara. Çiftet duan të shfaqin më shumë ndjenja, përdorni kreativitetin.
Puna: Një situatë që ka ngecur më në fund lëviz. Motivimi rikthehet.
Shëndeti: Ndiheni energjikë, por kujdes ndaj gjumit. Merrni kohë për pushim.
Luani
Dashuria: Beqarët duhet të presin edhe pak për shpirtin binjak. Për çiftet, largimi i përkohshëm ndihmon për të pastruar marrëdhënien.
Puna: Sfida të njëpasnjëshme, por ju e doni këtë ritëm. Përpjekjet do shpërblehen.
Shëndeti: Ndiqni këtë rutinë që po ju shkon për shtat.
Virgjëresha
Dashuria: Grindje për rutinën dhe ndarjen e punëve në shtëpi. Bëni një plan të përbashkët për të shmangur tensionet. Beqarët:mundësi për takime interesante.
Puna: Falë vendosmërisë dhe zgjuarsisë, mund të arrini atë që dëshironi.
Shëndeti: Kujdes dhimbjet e shpinës, mos i neglizhoni më.
Peshorja
Dashuria: Beqarët mund të kenë një takim të papritur. Çiftet; shijoni një aktivitet ndryshe bashkë.
Puna: Gjithçka ecën për mrekulli. Vazhdoni me këtë ritëm.
Shëndeti: Një lodhje në mëngjes, pushoni. Mos rrini zgjuar gjatë në darkë.
Akrepi
Dashuria: Në çift, bëni kompromise. Beqarët: është koha të vendosni mes disa personave.
Puna: Mund të merrni një rol të rëndësishëm. Keni karizmën dhe energjinë për ta merituar.
Shëndeti: Jeni të nervozuar. Kufizoni kafen dhe alkoolin. Një shëtitje ose meditim ju ndihmon.
Shigjetari
Dashuria: Në çift, komunikimi do zgjidhë çdo mosmarrëveshje. Beqarët: përgatituni për pasion.
Puna: Dita është e qëndrueshme. Bëni një bilanc të qëllimeve. Mos nxitoni për ndryshime.
Shëndeti: Mos e teproni me aktivitet fizik. Sportet e lehta janë më të përshtatshme sot.
Bricjapi
Dashuria: Çështjet e çiftit mbajini për vete. Beqarët: do shkëlqeni në joshje, por pa angazhime serioze.
Puna: Nuk dini nga t’ia filloni;kërkoni ndihmë dhe përcaktoni prioritetet.
Shëndeti: Jeni në ekuilibër të mirë. Shijoni sportin në shoqëri.
Ujori
Dashuria: Beqarët: një njohje e re ju bën të ëndërroni. Në çift, ruani qetësinë dhe mos e prishni harmoninë.
Puna: Keni ide, por jo të gjitha vlejnë për zbatim. Merrni mendimin e të tjerëve.
Shëndeti: Mos e përdorni ushqimin si strehë. Kujdes me tepricat.
Peshqit
Dashuria: Beqarët: ndiheni të mërzitur. Kujtoni se jeni të plotë dhe vetë. Në çift, një ish mund të shkaktojë trazira, mos i jepni rëndësi.
Puna: Vlerësoheni nga kolegët. Vazhdoni përpjekjet, por planifikoni pak pushim.
Shëndeti: Jeni të shqetësuar por nuk shkoni tek mjeku. Gjeni kohë sot, do ndiheni më mirë.