Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar ditën e sotme qeverinë Rama 4.Njoftimi:Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,Presidenti Begaj dekretoi:

Emërimin e Këshillit të Ministrave;

Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;

Zonjën Elisa Spiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;

Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;

Zotin Sofjan Jaupaj Ministër i Mjedisit;

Zonjën Mirela Kumbaro Furxhi Ministër i Arsimit;

Zonjën Evis Sala Ministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

Zonjën Delina Ibrahimaj Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit;

Zotin Besfort Lamallari Ministër i Drejtësisë;

Zotin Pirro Vengu Ministër i Mbrojtjes;

Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

Zotin Ervin Demo Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor

Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator

Zonjën Adea Pirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;

Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *