
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, gjenerali Eyal Zamir, ka deklaruar në një komision të Knesetit se kryeministri Benjamin Netanyah nuk i ka dhënë ushtrisë udhëzime të qarta për hapat e ardhshëm në Rripin e Gazës.
Sipas raportimit të mediave izraelite, Zamir u shpreh të premten në Komisionin e Inteligjencës të Knesetit: “Kryeministri nuk po na tregon se çfarë do të vijë më pas, ne nuk dimë për çfarë të përgatitemi. Nëse duan një qeveri ushtarake, atëherë duhet të thonë qartë: qeveri ushtarake.”
Gjenerali Zamir gjithashtu ka kritikuar ashpër Fondin Global Humanitar (GHF), të lidhur me SHBA-në dhe Izraelin, i cili është ngarkuar me shpërndarjen e ndihmave në Gaza. Ai e cilësoi këtë mekanizëm si dështim, duke theksuar se ka çuar në vrasjen e mbi 1 mijë palestinezëve gjatë shpërndarjes së ndihmave.
Këto deklarata kanë ngritur pikëpyetje të mëdha mbi strategjinë izraelite në Gaza, ndërkohë që lufta vazhdon dhe komuniteti ndërkombëtar kërkon qartësi mbi të ardhmen e këtij territori të shkatërruar nga bombardimet.