Aktualitet Shqipëria

Grabitje me armë në Librazhd, policia kap dy autorët brenda pak orësh

Dy persona të armatosur grabitën një pikë karburanti, por u identifikuan dhe u arrestuan nga policia

Një grabitje me armë ka ndodhur rreth orës 23:00 të së hënës në një pikë karburanti në zonën e quajtur Semës, vetëm 1 kilometër larg qytetit të Librazhdit.

Dy autorë, të armatosur, kërcënuan punonjësit dhe u larguan duke marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Pas sinjalizimit, policia e Librazhdit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, ndërmori menjëherë veprime të shpejta, duke bërë të mundur që të identifikojë dhe arrestojë autorët e dyshuar.

Të arrestuarit, banorë të qytetit të Elbasanit, ndodhen tashmë në paraburgim. Hetimet po vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të parë nëse ata janë të përfshirë edhe në episode të tjera kriminale.

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *