Genar Topalli, djali i politikanes së njohur demokrate Jozefina Topalli, ka reaguar për herë të parë për aludimet se ceremonia e tij e kurorëzimit të martesës në Romë me prezantuesen Cindy Marina, ka kushtuar 500.000 euro dhe është paguar me paratë që mamaja e tij si politikane i ka vjedhur pupullit.Genari e nis sqarimin e tij që nga ceremonia e zhvilluar në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve, për të cilin, ai thotë se nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.“Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri, që sipas tij (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google).Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj”, shkruan Genari, duke theksuar se familja e partneres jeton në SHBA prej 30 vitesh dhe kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit.Një ndër personat që reagoi publikisht për dasmën ishte dhe moderatorja Eva Murati, e cila dikur ka qenë e dashura e Genar Topallit. Sipas një komenti të saj në Intagram, dasma ishte financuar nga paratë e vjedhura nga fondet publike. Megjithatë, një ditë më pas ajo “reflektoi”.“Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë”, vijon ai.Reagimi i plotë i Genar Topallit:
Të dashur miq, familjarë dhe të njohur.
Më 13 shtator 2025 përjetova ditën më të bukur të jetës sime: u kurorëzova me Cindy Marina.Edhe pse nuk kemi asnjë detyrim të japim shpjegime për jetën private, dua ta bëj këtë reagim për transparencë. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Shën Marisë, te Altari i Qiejve – një bekim i madh shpirtëror, për të cilin, siç dihet, nuk ka pagesë, por vetëm një donacion simbolik.Më pas, darka u mbajt në një ambient në Romë, me kosto që nuk kalon shpenzimet e zakonshme të një dasme në Shqipëri (çdokush mund ta verifikojë lehtësisht me një kërkim të thjeshtë në Google). Gjithçka është menduar, organizuar dhe financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve të saj.Ne jetojmë e punojmë në SHBA, ku drejtojmë së bashku biznesin tonë në fushën e transportit, ndërsa Cindy, përveç angazhimeve të tjera, menaxhon një nga klubet më të mëdha të volejbollit në Kaliforninë Jugore, në pronësi të familjes së saj.Prindërit e Cindy-t jetojnë në SHBA prej afro 30 vitesh dhe sot kanë ndërtuar biznese të suksesshme në fushën e transportit dhe të sportit, me mbi 150 të punësuar.Ky sqarim bëhet vetëm për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të hedhur poshtë komentet me shifra krejtësisht të pavërteta e spekulative. Falënderoj me zemër të gjithë ju që na uruat në këtë ditë të shenjtë për familjen tonë.Me respekt,
Genar Topalli