Aktualitet Shqipëria

Elis Halili, arkitekti i kaosit urban në Vlorë, prezantohet nga “Disidentët” si Kryetari i ri i Bashkisë

“Disidentët” Vlorë ka shpërndarë një reagim kritik në rrjetet sociale, ku prezanton inxhinierin Elis Halili, përgjegjës i firmës “Fusha shpk” për projektet në Jug, si Kryetarin e ri të Bashkisë së Vlorës.

Në postim, Halili cilësohet si drejtuesi i punimeve më të rëndësishme në qytet. Ai përmendet si:

Përgjegjës për ngushtimin e Bulevardit;

Përgjegjës për ndërtimin e tunelit të betonit, pranë Muzeut të Pavarësisë;

Përgjegjës për tunelin në Sheshin e Flamurit;

 Përgjegjës për ndërhyrjet pranë shkollës “Halim Xhelo”;

Përgjegjës për projektin Lungomare 3 me devijimet që i janë përshtatur interesave të biznesit.

Po ashtu, ai akuzohet për menaxhimin e dobët të pastërtisë në qytet, duke u bërë përgjegjës për ndotjen e Vlorës gjatë tre viteve të fundit, sidomos në kulmin e sezonit turistik.

“Për objektet që po ngrihen nga Radhima e më tej do të flasim më vonë”, -shkruhet në reagimin e “Disidentëve”, i cili shoqërohet me një foto, ku Halili shihet në terren, me kryeministrin Edi Rama.

Postimi mbyllet me një ton ironik: “Mirë se erdhe kryetar!”, duke lënë të kuptohet pakënaqësinë e thellë të qytetarëve ndaj mënyrës sesi po menaxhohen projektet publike në Vlorë. \ ” Disidentët”

`

LEAVE A RESPONSE

Your email address will not be published. Required fields are marked *